Hill: Çështja kryesore është se çfarë marrëdhënie do të ketë Serbia me Rusinë!

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka deklaruar se negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë shumë më komplekse sesa mund të imagjinohet, por se ndërkohë, pyetja më e madhe me të cilën përballet Serbia është ajo që ka të bëjë me Ukrainën, pra çfarë marrëdhëniet që do të ketë me Rusinë.

Hill në hapjen e Forumit Ekonomik të Beogradit ka thënë se procesi i Brukselit i ka të gjitha elementet e nevojshme, se dihet se çfarë duhet bërë. Ai ka thënë se serbët në Kosovë duhet të dinë se çfarë mund të presin nga formimi i Asociacionit, si do të jetë jeta e tyre dhe çfarë do të bëjë Kosova, duke shtuar se Asociacioni është një zgjidhje që në fund do të miratohet. Ai ka shtuar se ideja është që të krijohet Asociacioni dhe Serbia t’i japë Kosovës kapacitetet në bazë të të cilave ajo mund të bëhet anëtare e BE-së. Hill ka thënë se Kosova duhet të ketë kapacitete më të mëdha për të qenë faktor ndërkombëtar, sepse 15 vjet pas shpalljes së pavarësisë, disa vende të BE-së dhe shumë vende të botës nuk e njohin pavarësinë e saj. Ambasadori amerikan ka thënë se nuk ka dyshim se serbët në Serbi janë shumë të pasionuar pas serbëve në Kosovë dhe kujtoi sulmin terrorist në Banjskë, duke bërë të qartë se kjo nuk guxon më të përsëritet.

Ai ka thënë se është e mundur të diskutohet se çfarë mund të bëjë KFOR-i për Kosovën, por njëkohësisht ka përkujtuar se Serbia më në fund duhet të kuptojë se nuk ka rrugëdalje tjetër përveç zgjidhjes politike.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *