Djali i mitur i liderit çeçen Kadyrov emërohet vëzhgues në batalionin e ushtrisë

Djali i liderit çeçen Ramzan Kadyrov është emëruar si vëzhgues në një batalion të ri që është pjesë e forcave të ministrisë së Mbrojtjes ruse.

Adam Kadyrov, i cili mbushi 16 vjeç javën e kaluar dhe u emërua së fundmi si shefi i truprojave të babait të tij, u shfaq në një video në rrjetet sociale të publikuar nga Ramzan Kadyrov në shtator duke goditur me grushte dhe shkelma një të burgosur të akuzuar për djegien e Kuranit. Videoja nxiti reagime të ashpra. Ramzan Kadyrov, një aleat i vendosur i presidentit rus Vladimir Putin, tha në atë kohë se ishte krenar për djalin e tij dhe e respektonte atë për arritjen e “idealeve të nderit, dinjitetit dhe mbrojtjes së besimit të tij për të rriturit”. Adam Delimkhanov, i cili kryeson degën çeçene të Gardës Kombëtare ruse dhe është gjithashtu anëtar i parlamentit rus, tha të martën se djali i tij ishte emëruar vëzhgues i batalionit.

“Ky vendim erdhi si rezultat i shërbimve të rëndësishme të Adam në ruajtjen e vlerave fetare, familjare dhe kulturore të popullit tonë”, tha Delimkhanov, i cili konsiderohet zyrtari i dytë më i lartë i Çeçenisë pas Kadyrov.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *