Hepatiti misterioz, shkon në 12 numri i fëmijëve që kanë humbur jetën

Prej disa javësh Hepatiti Akut i cili prek mëlçinë te fëmijët është kthyer në një shqetësim global, teksa jetët e humbura po shtohet dita ditës dhe kanë shkuar në 12.

Sipas autoriteteve shëndetësore të BE, 450 fëmjë kanë pasur probleme më mëlçinë dhe të pakën 26 kanë kërkuar transplantin e mëlçisë.

Ky numër pritet të jetë më i lartë pasi Mbretëria e Bashkuar ditën e djeshme ka njoftuar 13 raste të tjera dhe ekspertët mendojnë se raportet e fundit janë vetëm maja e ajsbergut.

5 vdekje deri më tani janë regjistruar në SHBA, 5 të tjera në Indonezi dhe 1 në Palestinë.

Ky hepatit i rëndë me origjinë ende të panjohur është shtrirë në 20 shtete dhe prek kryesisht fëmijët nën moshën 10-vjeçare.

Edhe pse janë bërë shumë ekpsertiza dhe analiza, shkencëtarët janë në mëdyshje se çfarë po e shkakton këtë sëmundje.

Dy janë teoritë më të mundshme, ajo e një grupi virusësh që shkaktojnë ftohjen e zakonshme, por mister është edhe një përfshirje e Covid-19.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *