‘Hape derën b**th**r!’/ Ja kush është drejtuesi i ‘Benz-it’ që nuk iu bind thirrjes për të ndaluar dhe la me turp policët e operacionales  

Jo si efektivë policie por si vagabondë ordiner, me sharje, kërcënime dhe fyerje vulgare, një grup oficerësh të skuadrës operacionale të Policisë së Shtetit, dështuan sot në një operacion që mund t’u kishte kushtuar edhe jetën.

Efektivët aspak profesional në ushtrimin e detyrës, mbetën sot “të menderosur” duke dështuar në një operacion ndalimi të një të dyshuari, dhe më pas duke bërë edhe një tjetër turp me një gazetar që po bënte detyrën.

“BalkanWeb” ka arritur të zbulojë identitetin e drejtuesit të “Benz-it”, që nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar duke rrezikuar efektivët, gjatë operacionit të sotëm antidrogë, ku u sekuestruan 1.2 kg kokainë, ndërsa pati edhe një incident me gazetarin e “News24”, Ergys Gjençaj.

Personi që nuk i ndaloi policisë, madje ju “arratis” atyre është Gazmend Cani. I shoqëruar disa metra më tej vendit ku i’u bë thirrje të zbriste nga makina dhe i marrë në pyetje nga policia, ai ka deklaruar se nuk ka ndaluar pasi u ndje i frikësuar.

Ndërkaq policia po heton rolin e tij të mundshëm në aktivitetin kriminal. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00, teksa pamjet e operacioni u filmuan ‘live’ nga gazetarët e “New24”, ku megjithëse iu bë thirrje disa herë për të ndaluar dhe zbritur nga makina tip “Benz”, ai nuk u bind dhe u largua duke rrezikuar efektivët.

Deri tani ai nuk del i implikuar në aktivitetin kriminal, të trafikut të drogës, ndërsa më pas policia shtriu në tokë gazetarin e “News24”, i cili po filmonte.

Aksioni u zhvillua në zonën e njohur si “Varri i Bamit” gjatë të cilit u sekuestrua dhe një sasi kokaine prej 1 kilogram e 128 gramë.

/Burimi: BW/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *