Grupi i Berishës shkon të futet në PD, ja çfarë i pret/ Noka: Qenka kthyer në burg!

Lulzim Bashës i skadoi afati i ultimatumit që Sali Berisha i kishte vendosur për të liruar selinë e PD dhe për të lënë lidershipin. Ndërsa në PD nuk u shfaq thuajse asnjë lloj lëvizje gjatë gjithë ditës, mbështetësit ‘pro Berishës’ kanë shkuar pas mesditës në selinë blu. Edhe pse prej ditës së djeshme dyert e PD ishin të kyçura, një grup i Komisionit të Rithemelimit , me në krye Flamur Nokën, kanë tentuar të hapin çdo derë, por e kanë gjetur atë të mbyllur.

Ndonëse e konsideroi selinë blu si një burg të sigurisë së lartë dhe e krahasoi atë më një “Alkatraz modern”, Noka tha se Basha tregoi edhe një herë se është peng i Ramës dhe se në protestën e 8 janarit godina e ‘blinduara dhe bunker’ e PD do të kthehet në shtëpinë e lirë të demokratëve, ndërsa siguroi se kjo protestë do të jetë paqësore.

“Erdhëm në seli, në shtëpinë tonë, për të zhvilluar një takim dhe një mbledhje në lidhje me agjendën që do të ketë grupi parlamentar dhe PD-ja për vitin 2022. Sot, PD-ja do të duhet të ishte një ambient festiv ku të gjenin veten të gjithë demokratët. Për fat të keq, Edi Rama e ka kthyer me pengun e tij, në një Alcatraz të kohëve moderne. Të gjitha dyert e mbyllura, gjithçka e blinduar, a thua se e ka kthyer PD-ja në një burg të sigurisë së lartë. Kjo është e turpshme, e neveritshme”, tha Noka, pasi ai dhe disa deputetë të tjerë të PD-së i gjetën të mbyllura të gjitha dyert për t’u futur në seli.

“Pengu i Edi Ramës mund të rrijë i vetëburgosur, si mënyra më e mirë që Rama të zgjasë jetën e pushtetit. Por Rama e ka gabim, kurrë nuk mund të burgosë shpirtin e lirë të demokratëve. Në datën 8, demokratët do të marrin frymë lirisht”, përfundoi Noka.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *