Gjyqi në Hagë/ Prokuroria: Në UÇK respektohej hierarkia

Ditën e sotme, në Hagë ka nisur gjykimi ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi. Në sallën e gjyqit ata janëshprehur se janë të pafajshëm dhe nuk pranuan akuzat ndaj tyre.

Prokurori i Speciales, Matthew Howling, në fillim të gjykimit tha se sot do të flasë lidhur me mënyrën sesi të akuzuarit i kanë ushtruar kompetencat në UÇK.

Howling tha se pyetja që shtrohet përpara trupit gjykues nuk është se kur apo se si u organizua UÇK-ja, por pyetja është sipas tij, nëse të akuzuarit mbanin poste brenda UÇK-së që u lejojnë atyre kryenin krime që i përmban aktakuza.

“Provat do të tregojnë se ata kishin poste të tilla. Me kalimin e kohës dhe me zhvillimin organizativ secili nga katër të akuzuarit kishin kompetenca, autoritet dhe ndikim që ju bënë atyre të mundur që të zbatonin dhe të vinin në jetë qëllimin të përbashkët dhe të ushtronin kontroll efektiv” – tha prokurori.

Ai tha se në këtë gjykim, do të jetë e rëndësishme që të bëhet dallimi midis asaj që aspironte të bënte UÇK-ja dhe asaj që bëri faktikisht.

Howling tha që nga fillimi hierarkia ishte qendrore dhe rëndësishme për UÇK-në dhe sipas tij, respektohej me fanatizëm.

“Prej fillimit anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm ushtruan detyrat e tyre” – tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *