Elvis Pupa tha se flenë në dhoma të ndara, bashkëshortja e aktorit: Kam një problem me…

Në një intervistë të dhënë së fundmi, bashkëshortja e Elvis Pupës, Belina Pupa foli për rrugëtimin e aktorit të njohur në “Big Brother VIP 2”.

Ndër të tjera, ajo u pyet edhe për deklaratën që ka bërë Visi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, se të dy flenë në dhoma të ndara.

Ajo shprehet se është e vërtetë deklarata e Visit dhe se arsyeja pse flenë të ndarë është sepse ai gërhet dhe Belina e ka gjumin shumë të lehtë. Fakti që flenë në dhoma të ndara, sipas saj nuk do të thotë se nuk duhen.

“Ideja është që ne kemi 13 vite të martuar bashkë, ne jemi martuar se jemi dashur vërtet dhe vazhdojmë të duhemi vërtet. Përsa i përket kësaj pjesës së gjumit, ne rrimë bëjmë qejfet tona dhe kur është momenti pastaj flemë gjumë veç e veç. Gjumin e kam shumë problem, po të fluturojë një mizë tek dhoma ime unë e dëgjoj, e kam shumë të lehtë gjumin dhe Visi ka problemin e gërhitjes, prandaj e kemi bërë këtë gjë. Në mëngjes kemi një rregull, o vjen njëri tek tjetri o shkon tjetri tek njëri, kështu që kush çohet i pari”,– shprehet ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *