Gjykata refuzon kërkesën e Arbër Çekaj për heqje dore nga ‘gjykimi i shkurtuar’/  I pandehuri largon avokatët dhe braktis seancën  

I revoltuar në shenjë proteste, Arbër Çekaj ka larguar avokatët e tij nga salla e gjyqit duke bërë para trupës gjyqësore një deklaratë të papritur…

“Nuk do të përfaqësohem më nga këto…”,- deklaroi sot Arbër Çekaj.

Gjykata e Posaçme e Apelit e rrëzoi kërkesën e tij, që të mos gjykohej me procedurën e “gjykimit të shkurtuar”.

Pas refuzimit të kërkesës së tij nga Gjykata, Çekaj, është larguar në mënyrë demostrative nga salla, ku ka deklaruar që nuk do të mbrohet më nga dy avokatët Maks Haxhia dhe Neshat Fana.

Kjo deklaratë e Çekajt lidhur me avokatët e tij mbrojtës, duket se do të minojë procesin, dhe nuk dihet nëse është një truk ligjor nga ana e të pandehurit, për të vonuar vendimin që pritet të jepet në muajin Maj.

Prokuroria, pritet që të japë pretencën e saj në lidhje me Çekajn me 7 maj. Në shkallën e parë Çekaj është dënuar me 14 vite burg.

Arbër Çekaj është pronari “Arbën Garden”, magazinave brenda të cilave u kapën 613 kg kokainë dy vite më parë. Ndërkohë më 1 prill , babai i tij u zbulua me një tjetër sasi prej 49 kg kokainë, Selim Çekaj.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *