Gjykata i la në burg, kontrollorët e Rinasit apelojnë vendimin

Dy kontrollorët e trafikut ajror, të cilët u lanë në burg nga Gjykata e Tiranës, kërkojnë të lirohen nga burgu. Ata kanë apeluar vendimin nëpërmjet avokatit të tyre. Armando Fezga dhe Muhni Mezini u lanë nga gjykata në arrest me burg pasi u akuzuan si organizatorë të grevës. Nga ana tjetër në arrest shtëpie u la dhe Floresha Ndreca, e cila deklaroi se e kishin pushuar nga puna si kontrollore.

Kontrollorët disa ditë më parë bojkotuan punën pasi i ishte përgjysmuar rroga, teksa i kishin nënshkruar deklaratën e paaftësisë në punë për shkak të stresit dhe pandemisë. Përveç kontrollorëve që kanë tashmë punë me drejtësinë, gjithë të tjerët u kthyen në punë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *