Gjermania rrit kërkesat për shoferë transporti, ofron dhe paga të majme por… Ambasada në Tiranë bën ‘akrobatsira’ me caktimin e takimeve

Shoqata Gjermane e Transportit (BGL) njofton se, do të ketë mungesa në supermarkete dhe vështirësi të mëdha në furnizim, duke bërë thirrje për dhjetëra mijëra vende pune në sektorin e transportit.

Në fakt, përfaqësuesi i shoqatës theksoi duke folur për Agjencinë Gjermane të Lajmeve (DPA) se për momentin rreth 60,000 deri në 80,000 shoferë mungojnë.

Kompanitë në Gjermani po kërkojnë shoferë me paga shumë të kënaqshme për të plotësuar nevojat e tyre. Situata sipas DW pritet të përkeqësohet edhe më tej pasi çdo vit dalin në pension 30 mijë shoferë, ndërsa numri i të rinjve në profesion nuk i kalon 15 mijë.

Por Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Rrugor (IRU), në një studim të fundit, vlerëson se deri në vitin 2027, Gjermania do të ketë nevojë për 185,000 shoferë kamionësh.

“Në Shtutgart paga është 2500 euro, në Frankfurt 2750, në Berlin 2300 euro, në Hamburg 2.500 euro, në Bavari 2500 euro neto. Kandidatët e interesuar duhet të na dërgojnë një CV-në”,- shkruajnë për këtë fenomen mediat greke.

Por në një kohë që Gjermania ka kërkesa të mëdha për vende pune, në Tiranë prej disa muajsh po ndodh një fenomen i shëmtuar, pikërisht nga burokratët e Ambasadës Gjermane.

Të gjithë aplikantëve që duan të lënë një takim për marrje të vizave të punës në Ambasadën Gjermane, kjo e fundit i ka privuar nga kjo mundësi, duke bërë një zakon të shëmtuar me hapjen e portalit për aplikimet për vizë.

Portali në muajin gusht u hap vetëm 30 minuta, në muajin shtator 5 minuta dhe në fillim të muajit tetor të këtij viti, portali funksionojë për 1 minutë ose 60 sekonda dhe shumë të interesuar për aplikime mbetën pa lënë dot një takim.

Prej muajsh Ambasada Gjermane në Tiranë, me justifikimin e kufizimeve nga koronavirusi, ka bllokuar ose kufizuar në maksimum shërbimet për viza për të interesuarit nga Shqipëria që duan të shkojnë të punojnë aty, në një kohë që nga 1 Tetori 2021, ambasada dyfishoi të gjitha çmimet e shërbimeve të saj për të tretët.

Kjo sjellje e shëmtuar dhe aspak e denjë për një shtet si Gjermania, që në themel të saj ka zbatimin e ligjit, korrektësinë dhe rregullin, ka shkaktuar indinjatë dhe zemëratë të madhe tek shumë shqiptarë.

Madje në publik kanë nisur edhe thashethemet dhe spekulimet sikur “bllokimin dhe zvarritjen e procedurave për marrje vizash e shtyn edhe stafi shqiptar i punësuar në Ambasadën Gjermane, si dhe disa burokrat gjermanë, për të përfituar nga skema të caktuara korruptive dhe favorizuese”.

Por përtej spekulimeve dhe “gojëve të liga”, ajo që po konstatohet në muajt e fundit është fakti që Ambasada Gjermane në Tiranë, po vepron në kundërshtim dhe në drejtim të kundërt me politikat e punësimit që reklamon shteti Gjerman për vendet e Ballkanit Perëndimor, pjesë e të cilit është edhe Shqipëria.

Situatë e favorshme tashmë për shumë shqiptarë duket edhe Britania e Madhe, e cila i ka ndezur më në fund “dritën jeshile” atyre që kanë një profesion dhe duan të emigrojnë në mënyrë të rregullt në këtë vend.

Një arsye për ndërhyrjen e lidhjes GDL janë mungesat e mëdha të mallrave bazë në raftet e supermarketeve britanike, të cilat menaxherët ia atribuojnë mungesës së udhëzuesve për furnizimin e duhur të dyqaneve.

Në një farë mase kjo është edhe për shkak të pasojave negative të Brexit. Dirk Engelhardt beson se “problemi në Britani mund të përkeqësohet nga Brexit, porse është vetëm çështje kohe para se pjesa tjetër e Europë Perëndimore të përballet me të njëjtin problem”.

Gjithashtu edhe Anglia ka nevojë urgjente për shoferë kamionësh, dhe jo pak, por deri në 100.000 të tillë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *