Gjermania në zi, kandidati për kancelar qesh gjatë vizitës në zonat e përmbytura!

Ngjarje ekstreme të motit, për të cilat shkencëtarët thonë se po ndodhin më shpesh për shkak të ndryshimit të klimës, kanë goditur Gjermaninë dy muaj para zgjedhjeve federale që do të përcaktojnë një pasuese të Merkel, e cila po largohet pas 16 vitesh në detyrë.

Kandidati demokrat për kancelar në Gjermani, Armin Laschet kërkoi falje sot pasi u pa duke qeshur gjatë një vizite në zonat e prekura nga përmbytjet. Ndërsa po vizitonte qytetin e shkatërruar të Erftstadt, Laschet u kap duke bërë shaka me kalimtarët ndërsa presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, drejtuar solemnisht kamerave.

Lars Klingbeil, sekretari përgjithshëm i partisë Social Demokrate të qendrës së majtë (SPD), e quajti sjelljen e Laschet “mungesë të mirësjelljes dhe të tmerrshme”.

Transmetuesi WDR komentoi se çdo fushatë zgjedhore ofronte disa momente “në të cilat kandidatët tregojnë ngjyrat e tyre të vërteta”, duke shtuar: “Sot është një moment i tillë.”

Ndërkohë, Laschet më vonë kërkoi falje për sjelljen e tij duke e cilësuar si të papërshtshme.

“Më vjen keq për përshtypjen e lënë. Ishte e papërshtatshme dhe më vjen keq për të. Fati i atyre që preken qëndron në zemrën tonë. Kështu që pendohem edhe më shumë për përshtypjen që lindi nga një situatë bisede, ” tha Armin Laschet.

Kandidatja e partisë së Gjelbër për kancelare, Annalena Baerbock, e cila ka luftuar për të përqendruar bisedën kombëtare rreth çështjeve ekologjike pas një fillimi të fortë të fushatës së saj, ndërpreu pushimet e saj për të vizituar zonat e prekura por nuk pranoi të shoqërohej nga shtypi.

/Burimi TheGuardian/ përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *