Getoar Selimi bën rrëfimin prekës: Kur lindi vajza mësova sëmundjen time

Reperin e njohur Getoar Selimi, rrallë e kemi parë në intervista, ndërsa së fundmi ishte i ftuar në emisionin e Luana Vjollcës. I ftuar ishte edhe kolegu i tij, MC Kresha.

Dy reperët janë vendosur përballë një sfide përsa i përket prindërimit, duke qenë se tashmë të dy janë prindër.

Teksa dy vogëlushet u bënin pyetje, një ndër pyetjet për Getin ishte: Cili ka qenë mendimi i parë kur ke marrë Marget në krahë? Për herë të parë Geti ka treguar se teksa Marget po lindte ai ka zbuluar për një sëmundje të tijën të rëndë për të cilën sot është gjithçka në rregull, ama në momentin e parë që ka marrë Marget në krahë ka harruar çdo gjë dhe ka menduar se çdo gjë do shkojë në rregull.

Ka qenë ky një moment mjaft emocionues, edhe pse Geti nuk ka dashur ta prekë më tej.

Megjithëse çifti janë shumë hermetikë sa i përket vajzës së tyre, Marina disa kohë më parë ka rrëfyer se ka në plan të bëjë një fëmijë tjetër pas Marget.

“Fëmijë të dytë, e të tretë, e të katërt, nuk ndaloj unë tani.”- u shpreh ajo për “T7”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *