Meta sulmon kreun e SPAK-ut: Dumani duke kapur disa laraska shpreson që të ndërtojë akuza. Unë nuk i llogaris buburrecët!

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, gjatë konferencës u pyet nga gazetarët nëse përplasja e tij me Monika Kryemadhin është lojë. Meta shpjegoi se pse nuk është lojë, nga ana e tij kjo luftë në PL.

“Në të gjitha këto ndryshime që po bëhen në Partinë e Lirisë, nga ana e Ilir Metës nuk ka asnjë lojë. Loja është e hapur, në kuptimin që ne kemi një program të qartë. Unë Ilir Meta, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë, president i Partisë së Lirisë nëse bëhen ndryshimet statusore, kam një program shumë të qartë, me 5 prioritete për 4 milionë shqiptarë.”, tha Meta në konferencë.

Meta po ashtu sulmoi sërish kreun e SPAK-ut Altin Dumani, kryeministrin Rama dhe foli për përplasjen me Monika Kryemadhin.

Gazetarja: Ju e dinit muaj para shpalljes non-grata se çdo të ndodhte me Sali Berishën. Mos vallë keni informacion edhe për arrestimin tuaj përderisa keni ashpërsuar tonet ndaj SPAK?”

Ilir Meta: Nuk kam patur asnjë komunikim me zotin Berisha për këtë çështje. Kisha në zyrë zotin Alfred Lela që do t’i bashkohet grupit që do të ngjisim majën e çikës. Deri tani jemi 150 vetë. Unë s’kam asnjë shqetësim, sepse mund të ndodhë edhe e kundërta. Por është e qartë se janë po aq të vërteta informacionet se Altin Dumani duke kapur disa laraska shpreson që të ndërtojë akuza kundër Ilir Metës. Unë jam burrë dhe nuk i llogaris buburrecët. Jam i vetëdijshëm për rolin historik që kam unë sot. Rrethimi i vogël ndaj Ilir Metës ka përfunduar

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *