Fundoset varka me emigrantë në ishullin grek; 3 të mbytur, 12 persona të zhdukur

Një varkë me refugjatë është fundosur afër Mykonos, ndërkohë që janë gjendur 3 persona të pajetë. Mësohet se mes viktimave janë dy gra dhe një burrë, ndërsa po kërkohen 12 persona të tjerë.

Sipas të dhënave, në varkë ndodheshin 17 refugjatë.

Patrulla bregdetare e Mykonos kryen operacion për shpëtimin e refugjatëve pas sinjalit në orën 06:30 kur peshkatarë shpëtuan 3 refugjatë në det të hapur.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *