Kë do të vriste? Ndiqet nga policia e Elbasanit i armatosuri, më pas…

Policia e Elbasanit ka bërë të mundur parandalimin e një ngjarje kriminale. Një person i armatosur me kallashnikov dhe fishekë në fole gati për qitje është pikasur nga efektivët.

Ai ndodhej në afërsi të zonës së quajtur ish-Sporti i Vjetër dhe policia është vendosur në ndjekje të tij. Sapo ka parë policinë, ai ka hedhur armën që është sekuestruar nga blutë e Elbasanit.

Shtetasi, i cili është identifikuar, është shpallur në kërkim nga policia.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *