FOTO+VIDEO/ ‘Pallati lundrues’, brenda jahtit më të madh në botë që kushton 600 milionë dollarë!

Janë zbuluar pamjet e para zyrtare sa i përket jahtit më të madh në botë, Somnio, që do të shërbej si “strehë” për njerëzit e pasur. Jahti 600 milionë dollarë që është 222 metra i gjatë, ofron 39 apartamente luksoze, ku shitja e tyre do të fillojë me një çmim fillestar prej 11 milionë dollarë.

Secili prej apartamenteve të mëdha do të jetë plotësisht i personalizueshëm dhe pikturat tregojnë disa nga mundësitë, dysheme të bukura prej druri, llambadarë të personalizuar dhe krevate dyshe në formë guaska.

Në kumtesën e kompanisë përgjegjëse është publikuar lista e madhësive të apartamenteve, duke filluar nga ato me 182 metra katrorë plus 34 metra verandë, 963 metra katrorë dhe 602.

“Karakteristikat dhe paraqitjet me porosi do të varen nga përzgjedhja e pronarit, por mund të përfshijnë një kuzhinë personale, një palestër, një bibliotekë, hapësira ngrënieje brenda/jashtë dhe zona të veçanta të veshjes dhe një hapësirë të madhe të dhomës së ndenjes me pamje 270 gradë përpara.”


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *