FOTO-VIDEO/Nuk ishte një sulm alienësh! Zbulohet misteri i satelitëve mbi qiellin shqiptar

Nuk ishte një sulm alienësh! Çfarë shkëlqente mbrëmë në qiellin e Shqipërisë? Satellitët e “Starlink” të Elon Musk shkëlqejnë edhe në qiellin e Shqipërisë.  Mbrëmjen e djeshme, ato janë parë dukë lëvizur më shpejtësi dhe pa bërë zhurmë nga banorët e zonës së Elbasanit, Beratit, Korçës dhe disa qyteteve të tjera.

Shkëlqimi tyre vjen për shkak të reflektimit të dritës mbi panelet me të cilat ato janë të paisura. Kujtojmë së Starlink është një nga projektet më ambicioz të Musk. Bëhet fjalë për një konstelacion satelitor që po ndërtohet nga SpaceX, me synimin që të sigurojë internet në të gjithë rruzullin Tokësor.

“Treni” i satelitëve u pa në Greqi dhe në shumë vende të tjera të botës. Të gjithë të apasionuarit, mund të ndjekin LIVE hartën se ku kalon Starlink në çdo moment.

Konstelacioni do të përbëhet nga mijëra satelitë të vegjël, të cilët lëshohen në orbitën e Tokës. SpaceX ka në plan të shesë disa nga satelitët për qëllime ushtarake, shkencore ose eksploruese. Kostoja e projektit është vlerësuar nga SpaceX se do të ishte të paktën 10 miliardë dollarë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *