FOTO/ Si ka ndryshuar stili i takimeve dhe njohjeve në pandemi. Flet ekspertja e lidhjeve…

Lidhjet dhe njohjet e reja mes të rinjve apo mes beqarëve kanë vluar edhe në kohën e pandemisë, me gjithë izolimin, apo karantinimin e një pjesë të madhe të botës.

Jana Hocking, prezantuese radiofonike nga Australia dhe eksperte e vetëshpallur e lidhjeve intime, pretendon se jeta e njohjeve të reja ka ndryshuar shumë që prej nisjes së pandemisë.

Ajo thotë se, izolimi e ka bërë më shumë dembele, duke qëndruar me tuta në shtëpi, për të parë programet e preferuara televizive.

Prandaj dhe në aspektin e njohjeve të reja, Jana Hocking, ka vendosur se, nuk do të udhëtojë më shumë se 10km për takime të reja, në kërkim të dashurisë.

Ajo thotë: “Mbrëmë po shikoja aplikacionet e njohjeve të reja dhe zbulova diçka të re për veten time, për të cilën nuk jam krenare. Isha në formë për një takim. Pashë një djalë të mirë që më doli gjatë kërkimit por mendimi i parë që erdhi në kokë ishte, ‘Qenka shumë larg, nuk udhëtoj dot deri në anën tjetër të qytetit’”.

“Por kur mendova përse jam bërë kaq lokaliste, e kuptova është një nga efektet e një viti distancimi social”.

Dhe në fakt nuk është vetëm Jana që ndjehet dembele për të takuar djem të rinj, sipas një studimi të fundit.

Studiuesit thonë se, vetëm 23% e njerëzve janë të gatshëm të udhëtojnë 25km për të takuar një person të ri jashtë zonës së tyre.

Ndërsa vetëm 13% e njerëzve ishin të kënaqur të njihnin dikë qoftë edhe nga një qytet tjetër.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *