FOTO/ Në Rusi kur autobusi është me ‘vonesë’, merr helikopterin… Njihuni me ‘bishën’ Mi-10 që mbante superngarkesa    

Rusia është vendi i çudirave dhe i gjërave që shpesh ngjajnë si të pabesueshme por që në këtë vend të madh janë të vërteta. I tillë është edhe Mi-10, ai që mund të konsiderohet si një prej helikopterëve më të mëdhenj në botë të prodhuar ndonjëherë, me qëllim që të ishte një mjet ajror shumë funksional.

Me sloganin “Çdo gjë e madhe është një gjë e mirë” Bashkimi Sovjetik gjatë epokës së “Luftës së Ftohtë”, në konkurrencë të çmendur me Perëndimin, prodhoi shumë “mostra” të çuditshme për ushtrinë e tij të stërmadhe.

Por shumë nga ata prototipa që u shpikën dhe prodhuan me kosto marramendëse për në det, ajër dhe tokë, mbetën si relikte të një epoke që më shumë se sa e zhvillo e shkatërroi ekonomikisht Bashkimin Sovjetik.

Soviet Visuals on Twitter: "Mil Mi-10 Soviet transport helicopter at Paris Air Show, 1965… "

Mjaftë mjete të shpikura për të treguar edhe supermacinë ushtarake, në fakt u prodhuan vetëm në disa ekzemplarë dhe asnjëherë nuk dhanë efektin e pritshëm.

Por kishte e mjete dhe pajisje të tjera, që janë edhe sot në përdorim, ose dolën gradualisht nga përdorimi me kalimin e viteve, prej avancimit të teknologjive por edhe për koston e lartë që kishin.

I tillë ishte edhe helikopteri ‘lubi’ Mi-6 (fillimisht) i Bashkimit Sovjetik, që më pas me disa përmirësime në version u shndërrua në Mi-10.

Mil "Mi-10" ("Harke"). ][ Миль "Ми-10". | Helicopter pilots, Airplane fighter, Helicopter price

Historiku

Ky helikopter i stërmadh u ideua dhe projektua fillimisht me idenë se do t’i jepte aftësi shumë të dobishme ushtrisë Sovjetike, për të lëvizur dhe zhvendosur ngarkesa të mëdha dhe të rënda me saktësi.

Kështu fillimisht versioni i parë Mi-6, u ideua dhe projektua nga konstruktorët e tij për të luajtur rolin e një “vinçi fluturues”, që do të transportonte nga ajri ngarkesa dhe pajisje që edhe nga toka janë shumë të vështira për t’u transportuar.

Ky supermjet ajror me helika përfshinte një raport peshe me ngarkesë dhe pamundësisë së ekuipazhit për të parë me lehtësi ngarkesën dhe pozicionin përfundimtar të synuar. Një direktivë e Këshillit të Ministrave të BRSS-së e 20 Shkurt 1958 ngarkoi “OKB-329” (OKB Mil, byronë e kompanisë Mil) me zhvillimin e një helikopteri “vinç fluturues” të dedikuar për bartjen e ngarkesave të mëdha të paafta për t’u mbajtur nën bordin e një Mi-6.

The Largest Soviet Flying Crane Helicopter - Mil Mi-10 'Harke' - video Dailymotion

Nisur nga ky urdhër, përgjigja e “Mil OKB” ishte me prodhimin e një prototipi të ri të njohur më vonë si Mi-10, duke përdorur përbërësit dinamikë dhe motorët “turboshaft Soloviev D-25V” me 4100 kË (5,500 kf, kuaj fuqi), në një helikopter masiv më të hollë në bord se sa Mi-6, por të mbështetur në katër këmbë të larta që ngjasonin me këmbët e një karkaleci, por të mbështetura në karrocerinë e mjetit, me një kabinë të gjerë që lejonte ekuipazhin e helikopterit ta pilotonte dhe të kontrollonte ngarkesën e rëndë.

Ky helikopter mund të transportonte 28 pasagjerë brenda bordit të tij, si dhe 3 ton ngarkesë të ngarkuar përmes një platforme të poshtme, nën trupin e helikopterit që mbahej e fiksuar nga mekanizma.

Mil Mi-10 helicopter - development history, photos, technical data

Operimi i Mi-10

Prototipi i parë “V-10” u shfaq me 4 këmbët kryesore poshtë kabinës me rrota të vetme në të katër këmbët, si dhe një kanal shpëtimi emergjence që tërhiqej dhe që shtrihej poshtë kabinës dhe rezervuarëve të jashtëm ndihmës të karburantit, në të dy anët e qendrës së mjetit.

Mil Mi-10 i shfaqur në Panairin Ajror të Parisit në vitin 1965, mbante nën “paletën” (platformën) e tij  me një autobus “LAZ” të transportuar nën të.

Prototipi i parë V-10 u kompletua në vitin 1959 dhe shumë shpejt iu dha zyrtarisht emërtimi i shërbimit Mi-10. Fluturimi i parë u zhvillua në 15 qershor 1960 dhe testimi i fluturimit vazhdoi me sukses, derisa në maj 1960 prototipi i parë u përplas gjatë një uljeje paraprake që rezultoi nga humbja e presionit të vajit të kutisë së ingranazhit të vetëm Navigator.

Mil Mi-10K - Large Preview - AirTeamImages.com

Më pas provat e pranimit të shtetit u kaluan me sukses në vitin 1961, por prodhimi filloi në 5 Mars 1964 në fabrikën e “Rostovit mbi Don”, me fluturimin e parë të një helikopteri të prodhuar më 10 Shtator 1964.

Nga ky vit deri në vitin 1969, u prodhuan nga kjo fabrikë në total, dyzet helikopterë Mi-10 me këmbë të gjata ose “vinça ajror” , të destinuar për të mbajtur ngarkesa të mëdha të fiksuara nën bark.

Më pas edhe 17 “vinça ajror” të rinj fluturues u prodhuan nën modelin e përmirësuar “Mi-10K”, duke përfshirë dy shndërrime nga Mi-10 nga 23 Marsi i vitit 1974 deri në vitin 1977.

Këta helikopterë gjigant mbetën në shërbim deri në fundin e viteve 1980, edhe pse përdorimi i tyre ishte tepër i kufizuar për shkak të kostove të larta të fluturimit dhe konsumit të karburantit, çka bëri që ata të mbyllen më pas në hangarët e muzeve ajrore.

Mil Mi-10' Soviet heavy military transport helicopter variants | Aircraft design, Air fighter, Military helicopter

Mil Mi-10 K / Harke helicopter

The Largest Soviet Aerial Crane Helicopter - Mil Mi-10 "Harke" - Aviation Humor

cmano-db.com

Aviation Historian 12

Flying Crane Helicopter (Page 1) - Line.17QQ.com

 

Mil Helicopters Part 2

Helicopter Postcards Reference Page

The Largest Transport Helicopters in the World - autoevolution

Helicopter Postcards Reference Page

Mi-10, 14

RA-04127 - Private Mil Mi-10 at Oreshkovo | Photo ID 1326197 | Airplane-Pictures.net

/Përgatiti: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *