FOTO/ Kourtney Kardashian shijon pushimet me partnerin e ri

Kourtney Kardashian ka bërë tashmë publike marrëdhënien e saj me Travis Barker dhe kohët e fundit nuk mungojnë postimet në rrjetet sociale.

“Si parajsë”, shkruan Kourtney në foton e postuar në Instagram, me Travis. Ai mban në krah Koutneyn, të veshur me bikini në mes të shkretëtirës.

Fotoja vjen një javë pasi Travis Barker bëri një organizim të veçantë për ditëlindjen e 42-të të Kourtney Kardashian, me lule dhe tulipanë.

Ylli i Keeping Up With the Kardashians, ka nisur një udhëtim romantik në Amangari të Utah, me muzikantin 45-vjeçar.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *