Flet më në fund bukuroshja Kiara Tito/ A është në një lidhje me Butrint Imerin?

Prej vitesh në media është përfolur për një lidhje dashurie mes këngëtarit Butrint Imeri dhe moderatores Kiara Tito. Nuk e kanë pranuar kurrë se kanë qenë bashkë, por fotot në vendet e njëjta dhe pjesëmarrja e Kiarës në këngën e Butrintit “Hajt hajt” kanë bërë që ndjekësit të mendojnë të kundërtën.

Kur tashmë kanë kaluar 2 vite që nga ai videoklip, asnjë e dyshimtë nuk ka ndodhur mes dyshes. Ata nuk ndiqen në Instagram, teksa fotot nga paparacët dhe në vendet e njëjta nuk qarkullojnë më.

Në çdo intervistë të mundshme të Kiarës pyetjet rreth Butrintit janë të pashmangshme dhe sërish e ftuar në Express Rozë ajo u puet sërish për këngëtarin. E duket se edhe vetë ajo është lodhur nga këto pyetje dhe ka vendosur që të përgjigjet.

“Mendoj se kjo pyetje do të vazhdojë të më bëhet për aq kohë sa do jem pjesë e televizionit, nuk dua të flas sepse është një gjë që i ka ikur vlera”.

Teksa u shpreh se nuk do të flasë më për këtë temë, herë të fundit ajo tha se nuk ka patur asnjë histori mes tyre.

“Realisht nuk ka pas dhe shpresoj mos t’më bëhet më kjo pyetje sepse nuk dua të flas për këtë temë”, ka thënë Kiara.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *