Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino ka njoftuar se janë evakuuar 57 refugjatë nga Afganistani, pjesë e së cilëve ishin gra e fëmijë. Gratë e evakuara, të lidhura me futbollin dhe basketbollin do të zhvendosen në Katar.

Në fillim të muajit, Infantino konfirmoi se rreth 165 refugjatë, pjesë e organizatës së çiklizmit është vendosur në mes Katarit dhe Shqipërisë, e për këtë, ai falenderoi kryeministrin Edi Rama.

“Shprehim falenderimin tonë të sinqertë si për Katarin, ashtu edhe për kryeministrin e Shqipërisë, që na ndihmuan në këtë mision humanitar. Me ndihmën e tyre ne zhvendosëm të sigurt, anëtarët e komunitetit të futbollit dhe disiplinat e tjera sportive. Gjithashtu i bëj thirrje të gjithë miqve tanë nga shumë shtete të botës, që të ndihmojnë anëtarët e futbollit me viza dhe me lejet e qëndrimit, në mënyrë që ata të fillojnë një jetë të re dhe të sigurt”, tha Infantino.

/Burimi: The Jerusalem Post/ Përshati në shqip: Priza.al/