Fier/ Vrau ish-bashkëshorten, burg përjetë për Elton Metajn

Gjykata e Fierit caktoi ditën e sotme dënimin me burgim të përjetshëm për shtetasin Elton Metaj. Ky i fundit vrau me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij në vitin 2021.

Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë për burgim të përjetshëm, teksa vendosi që Metaj ta vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

Shtetasja Sabrina Benga u ekzekutua me kallashnikov në shtëpinë e babait të saj mbrëmjen e 11 shtatorit, teksa po hante darkë. Ish-bashkëshorti, Elton Metaj, pasi doli nga burgu në muajin korrik, tentoi të ribashkohej me 23-vjeçaren.

Ngjarja e rëndë ndodhi në shtator të vitit 2020 në Zhupan të Fierit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *