Ekuador/ Ministra e deputetë akuzohen se kanë lidhje me mafien shqiptare

Deputetët ekuadorianë janë akuzuar se kanë lidhje me kompani të mafies shqiptare. Një anëtar i Asamblesë Kombëtare (Parlamentit), Ricardo Vanegas zbuloi emrat e përfshirë, ndër të cilët ishte edhe ministri aktual i Transportit.

Pjesa më e madhe e tyre kanë mohuar lidhjet me kompanitë shqiptare duke thënë se duhet të nisin hetimet për këto cështje. Sakaq, ka dyshime se Vanegas do të largojë vëmendjen nga presidenti Guillermo Lasso, kunati i të cilit kishte lidhje me shqiptarë të përfshirë në trafikun e drogës, sipas audios dhe dokumenteve. Po ashtu ka prova që presidenti i dinte këto lidhje dhe nuk bëri asgjë për këtë.

Vanegas sqaroi se shqiptarët erdhën në Ekuador, në provincën e Guayas dhe blenë aksione në disa kompani dhe u bënë aksionerë të këtyre kompanive dhe më pas filluan të krijojnë kompanitë e tyre. Më pas shqiptarët, shtoi ligjvënësi, filluan të shesin aksionet e këtyre kompanive të krijuara dhe u shfaqën si partnerë biznesi. Disa prej kompanive ‘përdoren’ për prodhimin dhe tregtimin e kanabisit. Kompanitë me lidhje direkte ose indirekte me shtetas shqiptarë, vetëm në provincën e Manabí do të arrinin në më shumë se 306.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *