I shpërtheu në duar predha e vjetër e artilerisë, plagoset 44-vjeçari

Një shtetas 44-vjeçar ka përfunduar në spital pasi ka pësuar djegie, kur një predhë e vjetër e artilerisë i shpërtheu në dorë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Durrësit.

Ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, në lagjen nr. 17, Durrës, shtetasi R. N., 44 vjeç, dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht, nga një djegore fundore e vjetër e predhave të artilerisë, të cilën e kishte gjetur në një kosh mbeturinash, djegore e cila i ka plasur në dorë kur ka tentuar ta hapë.

44-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *