“Evropa është këtu” Rama uron 9 Majin

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh me rastin e 9 Majin, Ditës së Evropës. Në një postim në rrjetet sociale, ai ka publikuar një tabelë në të cilën shkruhet: “Evropa është këtu. Shqipëria është Evropë”.

Dita e Evropës është data kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si Bashkimi Evropian. Ministri i Jashtëm i Francës, Robert Schuman, lexoi  një deklaratë ku i bënte thirrje Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane për t`i bashkuar prodhimet e tyre të qymyrit dhe çelikut. Ajo që propozonte Schuman ishte krijimi i një institucioni mbi kombëtar, i cili do të administronte industrinë e prodhimit të qymyrit dhe çelikut, sektor i cili në atë kohë ishte baza e fuqisë ushtarake.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *