Emrat/Policia greke shpërben grupin kriminal të kokainës dhe grabitësve të makinave “Smart”, mes tyre një vajzë e një djalë shqiptar

Policia Greke ka shpërbërë një grup kriminal i cili operonte në Athinë dhe kryente grabitje makinash të tipit  “Smart” dhe shitje kokaine. Policia mundi të vinte në pranga 11 prej të akuzuarve ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Pas një urdhri përkatës të Prokurorisë së Athinës, u publikuan fotot e 14 personave të akuzuar si anëtarë të organizatës kriminale, mes tyre edhe 2 shtetas shqiptarë, një djalë dhe një vajzë. Bëhet fjalë për Aleksandra Kalemin 22-vjeç, lindur në Skrapar dhe Andon Theodhor Cala, 31 vjeç, nga Cerriku.

ALEKSANDRA KALEMI , lindur më 6-1-1999 në Shqipëri
ALEKSANDRA KALEMI , lindur më 6-1-1999 në Shqipëri
ANDON CALA , i lindur më 25-7-1990 në Shqipëri
ANDON CALA , i lindur më 25-7-1990 në Shqipëri

Grupi i strukturuar akuzohet për grabitjet e më shumë se 12 automjeteve. Ndërsa sa i përket kokainës, dyshohet se kanë arritur që të shesin 480 kilogramë.

Autorët morën masa kundër përgjimeve dhe bisedat e tyre u zhvilluan në aplikacione në internet me shprehje të koduara, ndërsa ata shpesh ndryshonin lidhjet telefonike.

Vihet re se çdo automjet që ata vidhnin ishte “porositur” paraprakisht, ndërsa grupi kishte një sistem të veçantë kompjuterik, i cili çaktivizonte sistemin anti-vjedhje të makinës. Të pandehurit drejtonin automjetet e vjedhura kryesisht në zonën e Nea Makri dhe Koropi, për të paktën tre ditë, në mënyrë që të përcaktonin nëse ata kishin një sistem gjurmimi.

Pastaj, ata i çonin në një zonë të projektuar posaçërisht, ku kishte logjistikën e duhur për t’i çmontuar dhe ndryshuar. Pjesë nga automjetet e çmontuara ose u përdorën për të rindërtuar automjete të tjera ose u shitën si pjesë rezervë blerësve të interesuar. Sa i përket katalizatorëve nga ato të vjedhura, për shkak të vlerës së tyre të lartë, ato u shitën në një kompani riciklimi.

Hetimet policore gjetën dhe konfiskuan, ndër të tjera: Tetë makina dhe një motor, një numër të madh të pjesëve të këmbimit dhe pjesë makinash, 20 pjesë të “trurit” të makinave, 23 gram kokainë, 5.3 gram kanabis, një sasi e vogël e steroid anabolik, shuma prej 15,310 euro, 3 doreza hekuri, 8 fishekë dhe 39 telefona celularë.

Sipas vlerësimit të ELAS, organizata kriminale vlerësohet të ketë marrë një shumë prej më shumë se 154,000 euro nga aktiviteti kriminal.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *