EKSKLUZIVE/ Greva e ‘Albkontroll’ në Rinas, ‘Priza.al’ mëson arsyen e uljes së pagave të kontrollorëve ajror  

Prej orës 09:00 të mëngjesit të sotëm një grevë e paralajmëruar e kontrollorëve ajrorë të “Albkontrollit”, në aeroportin e Rinasit, krijoj anomali serioze në trafikun ajror në Shqipëri.

Për pak çaste aeroporti “Nënë Tereza” u fut në kolaps dhe disa fluturime u detyruan të ktheheshin pas në destinacione emergjence, pa pasur mundësi që të preknin pistën e aeroportit të vetëm ndërkombëtar të vendin.

Shkak u bë greva dhe bojkotimi i punës për rreth një orë i 68 kontrollorë të kullës së kontrollit dhe sallës radar, të cilët braktisën punën si pasojë e uljes së pagave të tyre deri në 80% që prej rreth një viti.

Por në mënyrë ekskluzive “Priza.al” mësoi arsyen e vërtetë të këtij kolapsi dhe kësaj greve, nga burime pranë Autoritetit të Aviacionit Civil.

Burimet konfidenciale i thanë “Priza.al”, se “shkaku i uljes së pagave për kontrollorët e trafikut ajror në Rinas, deri në masën 70% ishte procesi gjyqësor i humbur i qeverisë shqiptare me biznesmenin italian Franchesco Beketti”.

Gazeta belge: Francesco Becchetti konfiskon pasurinë e shqiptarëve te Eurocontrol - Ora News

Ka qenë pikërisht ky proces, sipas burimeve, që ka bërë edhe bllokimin e fondebe të kontrollorëve ajror të “Albkontrollit”, të cilët paratë për pagat dhe shpenzimet e tjera suplementare i marrin direkt nga “EuroControl”-i, që është autoriteti më i lartë në Europë i kontrollit ajror, dhe prej të cilin varen të gjitha shërbimet partnere të trafikut ajror.

“Gjykata e lartë e Arbitrazhit i ka ngrirë qeverisë shqiptare dhe ka nisur që ti sekuestrojë të gjitha transaksionet që derdhen nëpër organizma të huaj, apo veprimet me to, për të rikuperuar shumën prej rreth 100-110 milionë eurosh që shteti ynë i detyrohet biznesmenit Beketti. Deri në shlyerjen e tij, nuk mund të bëhet asnjë veprim tjetër nga qeveria shqiptare për pagesa në rrugë ndërkombëtare, pasi të gjitha sekuestrohen nga Arbitrazhi Ndërkombëtar. Prej kësaj e kanë ngrenë dhe kontrollorët e ajrit, që nuk e dinë arsyen e saktë, ose edhe e dinë, por që zyrtarisht u është thënë se u janë shkurtuar prej pandemisë dhe rënies së fluksit të trafikut ajror nga karantina…”,- thanë për “Priza.al” burimet nga “Autoriteti i Aviacionit Civil”.

Sekuestrimi i aseteve të Rinasit

“Priza.al” mësoi gjithashtu se, sipas gazetës së njohur belge “L’Echo” ka nisur konfiskimi i pasurive të shqiptarëve në botë për llogari të biznesmenit italian, Franchesko Beketti.

Avokatët e biznesmenit italian ia kanë dalë të konfiskojnë pasurinë e Shqipërisë në kompaninë “Eurocontrol”.

Në shkrimin e saj, gazeta sqaron të gjithë kronologjinë e çështjes, e cila zanafillën e ka në vitin 2013, kur kryeministri Edi Rama anuloi dy koncesione të biznesmenit dhe mbylli televizionin e tij, “Agon Channel”.

Francesco Becchetti fiton 100 milionë euro nga taksapaguesit shqiptarë - Business Magazine Albania

Biznesmeni italian e hodhi Shqipërinë në gjyq në arbitrazh dhe fitoi një dëmshpërblim prej 107 milionë eurosh. Shqipëria nuk ka pranuar të paguajë këtë shumë, madje ka pasur edhe ministra të qeverisë që kanë dhënë deklarata të ashpra se “shteti shqiptar nuk ka për të paguar asnjë euro për biznesmenin italian”.

Për këtë arsye ka nisur sekuestrimi i pasurive shqiptare në botë. Në Belgjikë, Beketti ka marrë “dritën jeshile” për të konfiskuar paratë e Shqipërisë në kompaninë e madhe europiane, Eurocontrol.

Francesco Becchetti wins the trial, ICSID lifts the suspension of the 110m-euro fine for Albania - Oculus News

Aderimi në “EuroControl”

Shqipëria është një nga 41 vendet anëtare të Eurocontrol, një institucion evropian përgjegjës përveç sigurisë së trafikut ajror, edhe për mbledhjen mes të tjerash të pagesave nga linjat ajrore, që fluturojnë në territore të ndryshme dhe hapësira të caktuara ajrore.

Këto shuma më pas u rishpërndahen shteteve anëtare sipas përllogaritjeve. Pikërisht këto shuma janë sekuestruar. Në dhjetor janë sekuestruar 170 mijë euro, që nuk është një shumë e madhe, për shkak se kriza e pandemisë ka reduktuar fluturimet.

Por avokati i Bekettit tha për mediat e huaja se, në një rast, Rumanisë i janë sekuestruar mbi 11 milionë euro nga “Eurocontrol”. Me shtimin e fluturimeve, shuma e konfiskuar do të rritet.

Do udhëtoni nesër drejt Italisë? Aviacioni Civil del me njoftimin e rëndësishëm: Duhet të kontrolloni... - Balkanweb.com - News24

Greva e kontrollorëve dhe këërkesat

Deri në nënshkrimin e kontratave me kontrollorët për pagat, transparencë fondesh, pjesë në vendimmarrjeje në bord, si dhe kthimin në punë të kolegëve të tyre të padrejtësisht.

Pagat e kontrollorëve janë ulur deri në 70%, ndërsa 5 kontrollorë u pushuan nga puna.

Kontrollorët sot kanë nënshkruar një deklaratë paaftësie dhe kanë ndërprerë punën. Një avion i nisur nga Athina qëndroi ndërkohë për 30 minuta në qiellin mbi Rinas dhe më pas u kthye në Athinë sërish. Vetëm avionët që përdorin si korridor ajror Shqipërinë, mund të fluturojnë.

Kërkesat e kontrollorëve: Rikthim i kolegëve në punë. Shfuqizim i vendimeve të bordit. Rikthimi i pagës së plotë sipas kontratës kolektive. Transparencë financiare e plotë për vitin 2020. Një anëtar sindikate të jetë anëtarë bordi.

Image

Njoftimi zyrtar i TIA-s

Tirana International Airport njofton se dy fluturime në Rinas janë prekur ditën e sotme nga protesta e kontrollorëve.

Sipas “Tia”-s, për shkak të mungesës së stafit në Agjencinë e Trafikut të Kontrollit Ajror u prekën fluturimet Athinë-Tiranë e Stamboll-Tiranë.

Gjithsesi, operimet kanë rifilluar në orën 09:55, me Athinë-Tiranë që pritet të riniset kurse Stamboll-Tiranë do të jetë 40 minuta me vonesë.

Ditën e djeshme 65 kontrollorë “AlbControl”-it në Rinas, u futën në një protestë në heshtje, pasi kishin firmosur deklaratë për paaftësi në punë për shkak të stresit edhe nga pandemia.

Aeroporti i Rinasit hapet për të gjithë, por rinisin vetëm 30% e fluturimeve - Gazeta Mapo

/Priza.al/

Ky artikull është ekskluziv i “Priza.al”, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Priza.al” dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *