E rëndë/ Mbytet në liqenin e Mursisë një 4-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Shëndëlli të Konispolit, ku një fëmijë 4-vjeç ka humbur jetën.

Uniformat blu bëjnë me dije se 4-vjeçari është mbytur aksidentalisht, në liqenin e Mursisë. Sakaq, mësohet se i mituri ka qenë duke qëndruar me familjarët e tij, në afërsi të liqenit.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:40, dyshohet se është mbytur aksidentalisht, në liqenin e Mursisë, Konispol, një shtetas i mitur 4 vjeç, banues në fshatin Shëndelli, i cili ka qenë duke qëndruar me familjarët e tij, në afërsi të liqenit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *