Një ditë pas zyrtarizimit të koalicionit ‘Lëvizja Bashkë’, Meta bën lëvizjen e radhës

Një ditë pas zyrtarizimit të koalicionit të opozitës së bashkuar i cili u regjistrua në KQZ me emrin ‘Bashkë Fitojmë’, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka lajmëruar dy mbledhje të rëndësishme.

Në orën 18.00, Meta ka thirrur në një mbledhje kryesinë e Partisë së Lirisë dhe në 19.30 kandidatët për këshilltarë të forcës politike që ai drejton për Bashkinë e Tiranës.

Kjo lëvizje e Metës vjen 24 orë pas zyrtarizimit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ ku pjesë janë Partia e Lirisë, Partia Demokratike, PBDNJ dhe PDK.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *