E rëndë! Bie nga lartësia, ndërron jetë 15-vjeçarja në Prishtinë

Një 15-vjeçare ka ndërruar jetë gjatë mbrëmjes të së shtunës në Prishtinë, pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia e një objekti në rrugën “Muharrem Fejza”.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 22:20, ndërsa viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por nuk ka arritur t’i bëjë ballë plagëve të marra.

Organet e rendit, sipas Koha.net, njoftojnë se janë duke punuar për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

‘’Rreth orës 22:20, është raportuar se në rrugën ‘Muharrem Fejza’ në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë transferuar viktimën për në QKUK. Përkundër përpjekjeve të ekipeve mjekësore, viktima femër, 15 vjeç, ka humbur jetën. Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin’’, ka konfirmuar policia.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *