“E njihnin gjithë taksistët”/ Zhaklin Lekatari “shpërthen” ndaj Albanos: Duan vetëm vajza të mira për shtëpi!

Një rrëfim i Albanos pak ditë më parë në “Ferma VIP” ka bërë bujë në rrjet. Aktori tregoi se pse është ndarë me ish-partneren.

E njihnin të gjithë kamarierët dhe taksistët e Tiranës. Tek taksia e 6 e kuptova dhe i thashë ik ti se po shkoj të marr makinën. E më tha çfarë ke, s’kalove bukur? E i thashë më mirë që mbaroi bukuria këtu. Të të njohin të gjithë taksistat është...”, ishte një pjesë e deklaratës së Albanos. Kjo nuk i ka pëlqyer aspak Zhaklin Lekatarit e cili është dhe një ndër feministet e njohura në vendin tonë. E ftuar në “Ferma Club”, Zhaklina ka deklaruar se Albano ka ofenduar veten e tij me këtë rrëfim.

Nuk habitem më nga kto shprehje mizogjine që tentojnë të ulin moralin e një gruaje. Që ulet nga një burrë që varet nga marrëdhëniet që ka pasur. Nuk më pëlqen fare që ekziston një model i vajzës së mirë dhe ajo është njeriu që fusim në shtëpi. Nuk kam qenë dakord me deklaratat e Albanos dhe për një vajzë tjetër në emisionin e tij. Jam munduar të promovoj barazinë gjinore.

Përsa i përket deklaratës së Albanos ai ka ofenduar veten e vet, sepse ai e ka zgjedhur vetë këtë vajzë. Njëherë që ke bërë një vendim të gabuar. Jetojmë në një epok ku një element i vogël sjell pasoja fizike, mendore, psikologjike“, shpreher Zhaklin Lekatari.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *