Dy ‘ të pafatët’ e sezonit të kaluar rikthehen për të gjetur dashurinë në Përputhen 3, zbuloni për kë bëhet fjalë

Të gjithë menduam se rrugëtimi i tyre në ‘Për’puthen’ mori fund vjet, teksa Ana Lleshi dhe Mevlan Shaba dolën single nga emisioni, pa e gjetur përputhjen e tyre.

Megjithatë, burime ekskluzive për “Iconstyle.al” bëjnë me dije se autorja e emisionit, Olsa Muhameti, i ka dhënë edhe një shans dy ish-konkurrentëve. Ana dhe Mevlani do të bëhen pjesë e grupit të të rinjve në kërkim të ‘dashurisë’ (dhe famës sigurisht), duke na u shfaqur edhe njëherë në ekran.

Mbetet për t’u parë se si do të përshtaten konkurrentët e vjetër me “përputhasit” e rinj dhe nëse do të ketë ‘përplasje’ mes tyre. Megjithëse Mevlani doli me Ledjanën për ta vazhduar njohjen e tyre jashtë, gjërat nuk shkuan siç duhet dhe djali nga Kavaja ka treguar se është akoma single.

Madje, ai s’ka më asnjë kontakt me Ledjanën dhe janë bërë block. Për më tepër, Ledjana i tregoi të gjithëve në rrjete sociale se e kishte gjetur dashurinë e re. Teksa ishte e në një emision ajo sqaroi disa gjëra që publiku ende është kurioz.

ErviniE mbylle me Mevlanin, iku Mevlani, kjo do të thotë që ke filluar diçka tjetër?

Ledjana: Po!

ErviniÇfarë i ke premtuar atij djalit?

LedjanaAi më ka premtuar mua, më sjell lule çdo ditë.

Ervini i kërkoi asaj t’i tregonte më shumë, por Ledjana nuk pranoi dhe e la me kaq.

 

 

/Burimi: Iconstyle/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *