Drift në mes të Lezhës! Dy të rinjtë e pësojnë keq, paditen nga qytetarët

Policia e Lezhës, me ndihmën e bashkëpunimit të qytetarëve, ka arritur të identifikojë dhe të procedojë penalisht dy të rinj në Lezhë që bënin drift në mes të qytetit, duke i prishur qetësinë qytetarëve ë më pas i postonin videot në rrjete sociale.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë bllokuar 2 automjetet dhe për secilin prej drejtuesve kanë vendosur masën administrative 40.000 lekë.

Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë proceduan penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, drejtuesit e mjeteve, shtetasit K. F., 25 vjeç dhe E. B., 22 vjeç, banues në Ishull Lezhë. Secili prej drejtuesve ka marrë masë administrative prej 40.000 lekësh.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë falënderon qytetarët për besimin dhe i fton që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke u siguruar reagim të shpejtë e të paanshëm, kundrejt atyre që shkelin ligjin dhe cenojnë jetën e qytetarëve.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *