Ditë me ngrica dhe me temperatura nën minus! Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditët me ngrica dhe me temperatura nën minus sapo erdhën në Shqipëri. Masat ajrore polare që kanë përfshirë rajonin e Ballkanit do të diktojnë edhe në vendin tonë mot të kthjellët por të ftohtë dhe me ngrica duke filluar nga orët e para të ditës. Edhe pjesa tjetër e ditës do të vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike me ngrica dhe temperatura të ulta ndërsa vranësira kalimtare shfaqen në verilindje dhe juglindje.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 12°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtesi 45 km/h nga drejtimi verilindor dhe verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *