Dita Botërore e Ujit/ OKB ngre alarmin: Po i afrohemi një krize

Në Ditën Botërore të Ujit, Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar edhe njëherë alarmin se uji është gjithnjë e më shumë në rrezik për shkak të zhvillimit dhe konsumit pa kriter.

Në raportin e fundit, OKB vë në pah kërcënimin për një krizë të pashmangshme për ujë në vitet në vijim pasi mungesa e tij është duke u përkeqësuar.

Sipas sekretarit të përgjithshëm, Antonio Guterres “bota po ecën verbërisht në një rrugë të rrezikshme me përdorimin e paqëndrueshëm të ujit, ndotjes dhe ngrohjes globale”.

Studimi tregon se rreth dy miliardë njerëz nuk kanë akses në ujë të pijshëm të sigurt, ndërsa 3.6 miliardë nuk kanë akses në shërbime të besueshme sanitare.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *