Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 45-vjeçarja

Një shtetase 45-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit.

Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 08:20, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, është dërguar pa shenja jete, shtetasja O. Gj., 45 vjeçe, banuese në Maminas, Durrës.

Nga veprimet paraprake hetimore dyshohet se kjo shtetase ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesën e saj.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *