Dita Botërore e Lirisë së Shtypit/ OKB: Ndalni sulmet ndaj medias!

Në vitin 1993, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, bazuar edhe në nenin 19 të “Deklaratës së të Drejtave të Njeriut” mbi lirinë e shprehjes, shpalli 3 majin si Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit.

Sipas Kombeve të Bashkuara kjo ditë shërben për të nënvizuar parimet themelore të lirisë së shtypit, si dhe për të vlerësuar këtë liri në mbarë botën. Gjithashtu në këtë ditë theksohet rëndësia e mbrojtjes së mediave nga sulmet ndaj lirisë së tyre dhe nderohen gazetarët që kanë humbur jetën në krye të detyrës.

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, doli në një video mesazh ku bëri thirrje për ndalimin e kërcënimeve dhe sulmeve ndaj punonjësve të medias.

“Liria e shtypit është themeli i demokracisë dhe drejtësisë. Ajo na jep të gjithëve faktet që na duhen për të formuar opinione dhe për t’i thënë të vërtetën pushtetit. Por në çdo cep të botës, liria e shtypit është nën sulm” – tha Guterres.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *