“Dimër i zgjatur”/ Mos harroni çadrat për nesër, priten sërish reshje shiu

Prej ditësh, vendi ynë është nën ndikimin e një moti të paqëndrueshëm dhe me temperatura të ulëta. Sot pasdite (e shtunë, dt. 17) dhe nesër (e diel, dt. 18) priten reshje mesatare në qarqet Tiranë, Elbasan, Berat, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës dhe Korçë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.

TEMPERATURAT

Nesër (e diel, dt. 18) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 / 15 °C

në vendet e ulëta: 7 / 15 °C

në vendet malore: 2 / 12 °C

ERA

Sot pasdite (e shtunë, dt. 17) dhe nesër (e diel, dt. 18) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare kryesisht në bregdet.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *