25 prilli/ Ja sa efektivë do angazhohen ditën e votimeve

Për zgjedhjet e 25 prillit do të jenë në krye të detyrës më shumë se 7500 efektivë të Policisë së Shtetit. Uniformat blu do të angazhohen për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të dielën. Efektivët janë trajnuar më herët nga ekspertë ndërkombëtare të monitorimit të proceseve zgjedhore. Ditën e zgjedhjeve, efektivët që do të jenë pranë qendrave të votimit, do të ndjekin me përpikmëri udhëzimet që kanë marrë më herët.

Për të shmangur çdo incident të mundshëm, policia ka hartuar një plan masash. Ata do ndërhyjnë në çdo situatë, që mund të cënojë procesin zgjedhor, por një gjë e tillë mund mund të bëhet vetëm kur kërkohet nga Komisioni Qendror i zgjedhjeve ose i qendrave të votimit.

Po kështu, bashkëpunim do të ketë edhe me Ministrinë e Mbrojtjes, për të marrë në ruajte objektet e rëndësisë së veçantë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *