“Dilni të përshëndesni kryetarin, do eci në këmbë”, zbulohet SMS-ja në telefonat e demokratëve

Kryedemokrati Basha ka vizituar sot Durrësin, ndërsa ka patur takime me qytetarët dhe biznese në qytetin bregdetar. Ndonëse Komiteti Teknik i Ekspertëve bën thirrje të vazhdueshme për mbajtjen e maskës e qëndrimin në distancë të qytetarëve me njëri-tjetrin, një sms tregon thirrjen që u bëhet demokratëve se do të vijë kryetari i tyre.

Dhjetëra qytetarë e prisnin Lulzim Bashën në Durrës, ku dhe i përshëndeti. Por një sms dërguar nga kryetari i degës së PD Durrës, Ferdinand Xhaferraj, dëshmon thirrjen që u bëhet qytetarëve, që të jenë prezentë.

Kreu i PD, Lulzim Basha ishte mesditën e sotme në qytetin e Durësit, ku u takua me gratë kandidate për deputete.


TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *