Dhunoi partneren, arrestohet shqiptari në Greqi!

Një ngjarje e rëndë në familje mbrëmjen e së dielës në Heraklion ka sjellë arrestimin e një 25-vjeçari nga Shqipëria.

I riu dyshohet se e ka rrahur rëndë me grushte dhe shkelma në kokë dhe fytyrë partneren e tij 24-vjeçare, gjithashtu nga Shqipëria, brenda banesës së saj. Për t’i shpëtuar tërbimit të tij, vajza ka arritur ta shtyjë drejt ballkonit të banesës dhe ka mbyllur derën e ballkonit.

Mirëpo, i riu është hedhur nga kati i parë dhe ka mbetur i plagosur, ndërsa është arrestuar në spital ku kishte shkuar i vetëm për ndihmën e parë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *