“Nëse familja nuk është dakord…”/ Çfarë ndodhi mes Sarës dhe Bardhit pas daljes së papritur nga Big Brother VIP!

Bardhi ka dhënë intervistën e parë pas daljes së papritur nga Big Brother VIP. Ai menjëherë sapo është larguar nga shtëpia dhe më pas nga studioja, është takuar me Sara Gjordenin, ku janë puthur dhe përqafuar.

Ish-banori u shpreh për Fan Club se do t’i vinte keq nëse familja e tij nuk do të ishte dakord me lidhjen që ai ka krijuar me Sarën.

“Unë nuk dola për Sarën dola për mamin dhe mezi pres që ta shoh. Përpara familjes nuk vjen asgjë tjetër. Do më vinte keq nëse familja nuk do të ishte dakord me lidhjen time me Sarën. Pres të takoj familjen se ende nuk di asgjë. Nëna është primare për momentin. Unë i qëndroj atyre gjërave që kam thënë brenda shtëpisë. Sara sapo dola më tha që duhet të jesh këtu dhe se të shkoj të takoj mamin. Më tha vetëm gjëra pozitive”, u shpreh Bardhi.

Gjatë intervistës artisti është parë i shqetësuar dhe në padurim për të shkruar pranë nënës së tij, e cila po përballet me probleme shëndetësore, shkaku që edhe Bardhi la shtëpinë e Big Brother VIP.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *