Dhuna barbare e 22-vjeçares nga Kenia, aktivistja: Shteti po tenton të zbehë ngjarjen

Aktivistja për të drejtat e njeriut, Elsa Ballauri, është shprehur se shteti shqiptar ka përgjegjësi për dhunimin e të resë nga Kenia që punonte në vendin tonë.

Në një intervistë për News24, lidhur me dhunimin barbar të 22-vjeçares nga Kenia, Joy, Ballauri shtoi se nga mënyra sesi po shkojnë hetimet, ku prej kaq shumë muajsh ende nuk ka autorë të dhunës ndaj saj, tregon se ka njerëz apo institucione që kërkojnë ta zbehin ose ta fshehin ngjarjen.

“Është ngjarje e dyshimtë dhe shteti ka përgjegjësi të madhe. Ka një sërë gjërash që këto institucione kanë dashur të fshehin edhe ngjarje të tjera. Duke ndjekur realitetin shqiptar dhe si funksionon drejtësia, gjëja e parë që të shkon në mend është që ka njerëz që mund të kenë interes për ta zbehur ngjarjen.

Mund të jetë dhe një lloj neglizhence për këtë çështje. Ky është një rast që edhe drejtësia të tregojë se merret me të gjitha çështjet, sepse nuk është thjeshtë një vajzë e huaj që jetonte në Shqipëri, por është femra në vetëvete”, u shpreh Ballauri.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *