‘Ti mund të çmendesh por…’/ Kejvina debaton me Luizin: Mos mu viktimizo mua fare

Një deklaratë e Luiz Ejllit se ai vuan nga një tumor, që shokoi Kiara Titon dhe publikun, është kthyer në qendër të vëmendjes sot.

Spektaklin e djeshëm teksa të gjithë prisnin një shpjegim mbi të vërtetën e kësaj deklarate nga këngëtari ai u shpreh se nuk ishte për veten e tij, por për shokun. Pas ekzaminimeve në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, mjekja tha se ai nuk vuante nga asnjë sëmundje e pashërueshme dhe këngëtari u kthye sërish në shtëpinë më të famshme. Banorët e pritën mes kritikash për deklaratat që ai kishte bërë, ndërsa disa të tjerë ishin ende skeptikë lidhur me situatën.

Gjatë mbrëmjes, modelja Kejvina Kthella ka debatuar me të duke i thënë se ishte duke bërë viktimën.

“Ti mund të jesh edhe i marrë, ti mund të çmendesh… Hej mos më bëj mua viktimën se ka qenë puna e Zhakut këtu, ka qenë Zhaku këtu e sëmurë dhe ti ke filluar të bësh lojëra këtu me Zhakun. Se e di mirë unë se kam qenë aty me ty, e mos mu viktimizo mua fare, por fare”, tha modelja.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *