Detaje të reja/ Arjan Sala u gjet i mbështjellë mes rrobave, trupi i identifikua nga xhaxhai! Ndërroi jetë nga asfiksia

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni për shpëtimin e Arjan Salës. Mësohet se Sala është gjetur në dhomën brenda magazinës ku ka qenë dhe vatra kryesore e zjarrit.

Dyshohet se vdekja e të riut ka ardhur si pasojë e asfiksisë, pasi trupi i tij është gjetur në pozicionin e përmbysur, dhe me disa djegie, por pa prishur strukturën. Ai kishte luftuar për shumë orë me flakët e zjarrit, por kjo betejë ka qenë e pamundur për ta fituar. Trupi i tij ishte mbuluar me rroba dhe ishte fshehur në një dhomë në fund të magazinës.

Sala ishte heroi që shpëtoi jetën e rreth 20 personave të tjerë që punonin në këtë magazinë, por pa mundur që të dalë vetë gjallë nga aty duke lënë pas edhe një fëmijë të vogël 2-vjeç. Në operacionin e kërkim shpëtimit kanë marrë pjesë e familjarë të tij, të cilët kanë ndihmuar në gjetjen dhe identifikimin e trupit.

Familjarët ngritën akuza në drejtim të zjarrfikësve ku pretenduan se ajo ka mbërritur me vonesë dhe sikur kjo të mos mjaftonte nuk kanë pasur pajisjet e nevojshme për t’u ardhur në ndihmë djalit të tyre. Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit është një shkëndije elektrike, por grupi hetimor është ngritur ku po punon për zbardhjen e plotë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *