“Demokracia në rrezik”/ PD për raportin e PE: Në linjë me shqetësimet tona

Partia Demokratike përshëndet qëndrimin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian mbi zhvillimet në Shqipëri. Ky qëndrim është shprehur qartë në raportin e këtij Komisoni nën titullin “Shqipëria 2022”, ku pasqyrohen qartë disa prej shqetësimeve dhe alarmit që ka ngritur opozita shqiptare për gjendjen e demokracisë dhe shtetit të së drejtës.
Teksti i paraqitur nga socialistja portugeze Isabel Santos u ndryshua me amendimet e deputetëve të Partive Popullore Europiane. Këto amendamente u mbështetën edhe nga europarlamentarët socialistë, të gjelbër e liberalë.

Lidhur me zgjedhjet e 14 majit raporti thekson se në “Shqipëri duhet të garantohet liria e partive politike qe te paraqiten në zgjedhje pa nderhyrje të paduhur nga shteti apo aktorë të tjerë”. Ky pasazh i referohet ndalimit të PD reale për të hyrë në zgjedhjet lokale me të gjitha atributet politike e ligjore që i përkasin. Mesa duket, per shkak të afateve, nuk janë paraqitur amendamente lidhur me problemet e ketyre zgjedhjeve.

Raporti i PE shpreh keqardhjen për shkeljen e rregullores së Kuvendit dhe shqetësimin për ngushtimin e hapësirës për rolin mbikqyrës të opozitës parlamentare përfshi edhe refuzimin për ngritjen e komisionit hetimor. Referimi eshtë për rastin e rrëzimit të kërkesës së PD për nje komision hetimor parlamentar për rolin e kryeministrit Rama në skandalin McGonigal.

PE i bën thirrje qeverisë që të anullojë urgjentisht cdo nismë ligjore për amnistinë fiskalo-penale dhe pasaportat e arta. Këto skema janë kërcënim për BE dhe për Shqiperinë dhe do të bllokojnë qartazi progresin e integrimit Europian. Parlamenti Europian është i skandalizuar për kontratën e Portit Durres me një kompani nga Emiratet e Bashkuara, edhe pse kjo kontratë shkel Marrëveshjen e Stabilizimi Asocimit me BE, dhe megjithë paralajmërimet e mëparshme të Parlamentit e Komisionit Europian.

Gjithashtu në raport thuhet se projekte si ai i Portit Durrës duhet të zbatojnë prokurimin publik sipas standardeve europiane të MSA. PE shpreh shqetesimi pér regresin e lirisë së shprehjes dhe të medias, refuzimin e qeverisë për të dhene informacion, përpjekje per diskreditimin e gazetareve. Gjithashtu kerkohet hetim pér shembjen e paligjshme te aseteve te lidhura me mediat e pavara nga qeveria apo kritike me te siç eshtë rasti i Prestige Ressort dhe 24 News TV.

Raporti shpreh gjithashtu shqetësim se nuk ka progres me pastrimin e parave të krimit si dhe me korrupsionin në nivelm të lartë qeveritar ku mungojnë denimet gjyqesore. Propozuesot e ketyre amendimeve janë eurodeputetet Michael Gahler, David Lega, Lukas Mandl, Antonio Lopez Isturiz, Miriam Lexman, Peter van Dalen, Vladimir Bilcik, Zeljana Zovko e Arba Kokalari.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *