Aksident në aksin Korçë-Bilisht, përplasen 2 automjete

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në aksin nacional Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Cangonj.

Nga raportimet paraprake, mësohet se një mjet tip “Benz” është përplasur ‘kokë më kokë’ me një mjet tip “Volkswagen”, çka ka sjellë përmbysjen e këtij të fundit në anë të rrugës.

Tre të plagosur janë transportuar drejt spitalit të Korçës, teksa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Ndërkohë që ka edhe dëme të shumta materiale pasi përplasja ka qenë shumë e fortë. Policia ndodhet në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *