Dafina Zeqiri i jep fund lidhjes me Dj Geek

Dafina Zeqiri dhe dj Geek i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disa vjeçare. Edhe pse pak ditë më parë, u përfolën se çifti i estradës shqiptare po kalojnë një periudhë jo të mirë, e vërteta duket se paska qenë më e thellë se kaq.

Dafina i ka dhënë fund lidhjes së tyre për shkak se dyshja nuk po funksiononte më. Nuk dihet nëse ka pasur arsye të tjera më forta që kanë bërë që Dafina t’i japë fund lidhjes së saj, e cila u ekspozua shpesh në rrjetet sociale.

Nga ana e tyre ende nuk ka pasur asnjë koment për lajmet që po qarkullojnë.

Tashmë mbetet të shihet nëse projekti i ri i Dafinës do jetë këngë kushtuar ndarjes./WHO

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *