Covid, MSH: 37 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e situatës epidemiologjike në vend.

Me anë të një njoftimi MSH, bën me dije se nga 569 teste të kryera, 37 qytetarë kanë rezultuar të infektuar. Fatmirësisht nuk raportohet për asnjë viktimë.

Njoftimi i MSH:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 569 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 37 qytetarë, në Bashkitë:

16 në Tiranë, 5 në Durrës, 3 në Përmet, nga 2 qytetarë në Tropojë, Fier, Sarandë, Kuçovë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Lezhë, Rrogozhinë, Patos, Tepelenë.

Janë 189 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 15 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,093 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 6 Janar 2023)

Raste të reja ditore 37

Të shëruar në 24 orë 15

Të shtruar në spitale 3

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 569

Testime totale 2,021,497

Raste pozitive 332,878

Raste të shëruara 329,093

Raste Aktive 189

Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 128

Fier 17

Durrës. 14

Gjirokastër. 8

Berat. 7

Vlorë 7

Kukës. 3

Lezhë. 2

Shkodër 2

Korçë 1

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *